Prokuroritë themelore në vend gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur 47 aktakuza kundër 50 personave, transmeton Indeksonline.
Aktakuzat kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale, kurse me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.