Richard Huckle nga Britania e Madhe është dënuar 22 herë me vdekje, nën akuzat se kishte dhunuar seksualisht 200 fëmijë në Azinë Juglindore
Gjatë kësaj kohe sa abuzonte me fëmijët anglezi Huckle ka punuar si mësues i anglishtes dhe si fotograf në rajone të varfëra të Azizë Jug- Lindore.
Richard Huckle publikonte fotografi dhe video në rrjet gjatë kryerjes së akteve, madje edhe një manual prej 60- faqesh të shkruar nga vetë ai se si mund të abuzosh seksualisht një të mitur.
Edhe më tronditës është fakti që Huckle përfitonte të ardhura nga pedofilë të tjerë “online” që kontribuonin me qëllim që ai të vazhdonte të postonte pamje të abuzimeve, ku një nga skenat më të rënda ishte abuzimi i tij me një të mitur 6-muajsh.
Prokurorët kanë kërkuar 22 dënime me vdekje për të, akuza të cilat në vitin 2016 vetë i akuzuari nuk i kishte mohuar shumicën. Ky rast konsidetohet si rasti më famëkeq në historinë e Anglisë