A ju ka pyetur dikush ndonjëherë çfarë lloj muzike ju pëlqen të dëgjoni? Ndonëse kjo pyetje duket e thjeshtë, njerëzit hezitojnë paksa, sepse janë të vetëdijshëm që përgjigjja është një reflektim jo vetëm për shijen tonë muzikore, por edhe për atë që ne jemi si person. Një studiues i psikologjisë muzikore studioi se si preferencat tona muzikore janë të lidhura me personalitetin tonë. Dr Adrian North ka zbuluar, bazuar në një studim të realizuar në më shumë se 36,000 pjesëmarrës, se me të vërtetë ekziston një marrëdhënie midis personalitetit tonë dhe muzikës së preferuar.
1.) Rap ose Hip-Hop
Nëse ju pëlqen rap ose hip-hop, mund të keni tiparet e mëposhtme:
Vetëvlerësim i lartë
Jo shumë miqësor me mjedisin
njerëz që bëjnë shoqëri shumë lehtë
Këta njerëz shijojnë çdo lloj aktiviteti që lidhet me muzikën, përfshirë vallëzimin dhe këndimin së bashku. Si një ekstrovert, ju pëlqen t’i fshini ndjenjat tuaja të vërteta dhe të mos e shfaqni veten 100% siç jeni tek të tjerët.
2.) Heavy Metal
Nëse jeni një tifoz i kësaj muzike:
karakter i qetë
i rezervuar
Vetëvlerësim i ulët
Edhe pse njerëzit e pasionuar pas kësaj rryme muzikore kanë vetëvlerësim të ulët, ata janë të kënaqur me veten e tyre. Ata janë gjithashtu delikate, ashtu si adhuruesit e muzikës klasike.
3.) Indie Rock
Kjo lloj muzike tregon se keni personalitetin e mëposhtëm:
Dembel
Krijues
kokëfortë
Gjithashtu njësoj si njerëzit që e duan muzikën Heavy Metal, ata që pëlqejnë indie rock kanë vetëvlerësim të ulët. Ata janë gjithashtu të hapur për të provuar gjëra të reja, kjo është arsyeja pse ata konsiderohen më të aftë në muzikë.
4.) Rroku klasik
Nëse ju pëlqen rock, por jo tipi indie, thjesht rock klasik, ju jeni një njeri me tiparet e mëposhtme:
Egoist
njeri që i merr gjërat lehtë
Jo shumë punëtor
Prireni ta “ përdorni “ muzikën për të normalizuar dhe qetësuar gjendjen tuaj shpirtërore.
5.) Punk Rock
Nëse kjo është muzika juaj e preferuar, ju jeni:
Energjik
Njerëz aspak empatikë (nuk e vendosni veten në vendin e tjetrit)
Ekspresivë
Sipas Dr. North, këtu janë preferencat e tjera muzikore dhe ato që thonë ata për ju:
Muzika Folk, Blues, ose Jazz: Reflektuese, shumë krijuese dhe mendjehapur
Muzika folk : të vërtetë me veten e të tjerët, shumë empatike, ekstroverte dhe punëtore
Dr Tomas Chamorro-Premuzic, bashkautor i studimit të Dr. North, thotë se personaliteti ynë mund të ndryshojë me muzikë. Për shembull, një person që është agresiv mund të bëhet edhe më shumë agresive nëse ai ose ajo dëgjon një lloj të caktuar të muzikës që inkurajon këtë qëndrim./Living