Gënjeshtrat më të hatashme thuhen më së shpeshti përmes heshtjes.
Gazetarët shpesh janë të detyruar të gënjejnë që të kenë mundësi të shkojnë te e vërteta.
Nëse është e vërtetë që në disa raste e vërteta mund të plagosë, të gënjesh atë që do rrezikon të shkaktosh një dëm akoma më të madh.
Gënjeshtarët duhet të kenë kujtesë të mirë, sepse, po u zbulua një gënjeshtra ajo bën që të bien edhe të tjerat, siç ndodh me efektin domino.
Çdo herë që gënjejmë, në psikikë ne i hapim vetes një të çarë, nga e cila mund të hyjë djalli i ankthit të pashpjegueshëm para vështirësive të jetës.
Një botë ku e vërteta është paraqitur pa mend do t’i ngjante më tepër një ferri sesa një parajsë. Të gënjesh ndonjëherë është detyrë.
Çdo torollak mund ta thotë të vërtetën. Na duhen dhunti për të gënjyer bukur.
Gënjeshtra të zë rob, e vërteta të çliron.
Politika e keqe nuk është gjë tjetër veç mjeshtëri e gënjeshtrës në çastin e duhur.
Gënjeshtra nuk zgjat përjetë dhe cinizmi është mënyra më e pakëndëshme për të thënë të vërtetën.