InLajmi vazhdon të ju sjell rubrikën unikate “5 premtimet si kandidat për kryeministër”, kësaj pyetje i përgjigjen emrat më të njohur të skenës shqiptare.
Nëse do të ishit kandidate për kryeministër, cilat do të ishin 5 premtimet e juaja për qytetarët?
Në këtë pyetje kështu përgjigjet këngëtari i njohur Majk:
- Do të bëja shumë për rinin mos të bredhinë rrugëve, të hapen vende të punës me shumë dhe të inkuadrohen nëpër instutucione ata që meritojnë e që janë njerëz të arsimuar.
- Të rriten pagat në shumë sector, të investohet më shumë për culture, të këtë më shumë evente ku mund te investohet nga Republika e Kosoves.
- Të funksionoj ligji dhe rendi do të kisha bërë një ligj për ata që deshirojnë planifikim familjar, të lindin më shumë femijë për shkak se vendit tonë i mungon popullsia.
- Shëndësia do të ishte për mua në rendin e pare, të investohet në këtë drejtim, për ato motra që janë me mbulesa të i jepet përparsi në instutucione vendore.
- Të ketë barazi gjinore, nuk do kisha bërë dalllime mes racave, kjo gjë për mua do të ishte shqetësuese./InLajmi (Intervisten e realizoi Sajmir Morina)