Tayna dhe Rina duket se po japin shenja pajtimi dhe po e lënë të kaluarën pas.
Kështu e lënë të kuptohet vetë vajzat me anë të një lëvizjeje që kanë bërë në Instagram.
Është Rina ajo e cila ka ripostuar një fotografi të Taynas, ku shkruhet se ajo po e lë të kaluarën dhe gjërat negative pas, për t’u fokusuar tek vetja, përcjell Gazeta Express.
Rina madje pak muaj më parë e ftuar tek “Rudina” deklaroi se nuk e quan aspak armike Taynën dhe se diss-et në tekstet e këngëve nuk i ka pasur për të, duke dashur ta përfundojë gjithë ‘dramën’ mes tyre.