Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një video në profilin e tyre zyrtarë në Facebook, ka treguar se si duhet të plotësohet fletëvotimi në ditën e zgjedhjeve, me 6 tetor 2019.
Hapat që duhet t’i ndjekim për të plotësuar fletëvotimin janë këto:
Pasi që hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.
Pastaj zgjedheni subjektin politik dhe shënjoni kutinë pranë numrit dhe emrit të tij.
Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm, ju duhet të zgjedhni vetëm një subjekt politik. Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve . Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurat që gjenden në kabinën e votimit. Zgjedhni më së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin këni votuar në anën e majtë.
Për të mbrojtuar fshehtësisën e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.
https://www.facebook.com/kqzkosova/videos/433202647326733/