Gruaja që humbi jetën sot në Fier, quhet Roza Deliu dhe punonte mësuese në shkollën “Mark Dashi”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier, ku 50-vjeçarja ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj , teksa po lante xhamat e dritarëve. Policia tha se gruaja humbi jetën aksidentalisht.
Postimi i kolegëve të 50-vjeçares është prekës. Ata shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e Rozes, duke e përshkruar si “mësuesja që kurrë s’u lodh e dha më të mirën, kolegia e dashur e gjithnjë fjalë ëmbël”.