Më se 100 delfinë ngecën në ujërat e cekëta të një bregdeti në Afrikën Perëndimore, pasi u afruan vet në mënyrë shumë misterioze.
Autoritetet e Cape Verde, kërkuan ndihmën e ekspertëve në Spanjë, për të kuptuar se pse këto gjallesa deti dolën vet në breg.
Raportohet se një grup i rreth 200 delfinëve u shfaqën papritmas në plazh, derisa banorët lokalë dhe turistët, mundoheshin t’i kthenin në det. Por, gjysmën e tyre nuk arritën t’i kthejnë në ujë dhe për pasojë, mbetën në rërë ku ngordhën.
Njohësit e delfinëve, konsiderojnë se edhe ato që shpëtuan dhe u kthyen në ujë, pësuan traumë nga kjo ngjarje dhe vështirë se mund të mbijetojnë edhe gjatë.
Shkencëtarët besojnë se gjallesat përfunduan në plazh, për shkak se lideri tyre humbi kontrollin dhe i gjithë grupi e ndoqën me bindje. /InLajmi/