Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të OKB, ka thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e tij Rama i është drejtuar Serbisë duke thënë se Kosova e pavarur është një realitet dhe duhet të njihet si e tillë dhe prej tyre, njofton Klan Kosova.
“Shqipëria nuk e fsheh ambicies e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të gjithëve këtu për të mbajtur shënime për ta pasur Shqipërinë në listë. Rajoni ballkanik është përballur me diktaturën komuniste dhe me luftërat e përgjakshme. Me një sërë mosmarrëveshjes që vazhdojnë, Shqipëria ka kremtuar Marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.
Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej.
Është e pajustifikuar që Kosova, një shtet me 2 milionë banorë, mbetet populli më i izoluar në Europë, pa pasur liberalizim vizash. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar ndaj perspektivës sv saj europiane. E dashur BE, ndaloje këtë iniciativë të pakuptimtë”, deklaroi Rama, shkruan lapsi, njofton Klan Kosova.
