Një numër i madh i qytetarëve të Serbisë, përkatësisht 87%, besojnë se Rusia është mike e Serbisë, ndërsa një e katërta e qytetarëve e konsiderojnë Rusinë si donatoren më të madhe për Serbinë, edhe pse ajo nuk ndodhet as në mesin e dhjetë donatorëve më të mëdhenj, bën të ditur një studim i Institutit për Çështje Evropiane në Beograd.
Sipas këtij studimi, të cilin e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, 39.9% e qytetarëve serbë i vlerësojnë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë me notën 5, që do të thotë shumë të mira, shkruan/botasot/
Studimi po ashtu zbulon se 90% e të anketuarve nuk kanë qenë në Rusi.
Anketa është kryer nga data 8 deri më 17 mars të këtij viti, me 1,206 qytetarë
Udhëheqësit e institucioneve të Serbisë thonë se duan që vendi i tyre të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, porse, në të njëjtën kohë, t’i ruajë edhe lidhjet e ngushta me Rusinë.