E shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme! Kujdes me sasinë e gjalpit sepse përveç tij, të gjithë përbërësit e recetës janë të ushqyeshëm.
Përbërësit për dy omëleta:
4 vezë
2 speca
1 domate të madhe
1 qepë e kuqe
Proshutë
Djathë kaçkavall
Kripë, piper
Pak qumësht
Gjalpë
Përgatitja:
Presim specat, qepët dhe domatet, domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë.

Rrahim dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.
Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rrahura.
Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet.
I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën si në fotografi.