Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretarin, Matthew Palmer, me të cilin kanë biseduar për temat bilaterale Kosovë-SHBA, shkruan/Koha.net/
A gjithashtu thotë se temë e bisedës ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
“E kam shfrytëzuar këtë prezencë që të bisedojë me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen dhe bashkatdhetarët tanë në SHBA. Këto janë takime për temat kryesore. Ndërkaq me Palmer ishte tema bilaterale Kosovë-Amerike dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.