Llokumat janë gatim nga brumi i cili gatuhet në shtëpitë tona që nga kohët e meherëshme gjër më sot.
Përbërësit:
1 kg miell
3 gota jogurt
3 vezë
3 lugë çaji sodë buke
3 lugë çaji krip
Jogurti dhe vezët nuk duhet të jen të ftohta.
Udhëzimet
Brumin e fituar nga këta përbërës e ngjeshim mirë dhe e lëmë ashtu të mbuluar së paku gjysmë orë. Pastaj e shtrijmë me tëhollues në një petë të trashë afër 1 cm dhe e presim në katrorë. Copëzat e prera i hedhim në vaj të nxehtë në tigan dhe i fërgojmë në zjarrë të ulët gjër sa të skuqen. Llokumat e nxehtë i servojmë me djath, gjem ,mjaltë etj.