Divizioni për komunikim me publikun deklaroj se që nga sot fillon “Java Evropiane e Sportit” e cila do të vazhdoj të mbahet deri më 30.09.2019 dhe që organizohet nën patronatin e ministrit në detyrë, Kujtim Gashi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në hapje të Javës Evropiane të Sportit do të marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe personalitete tjera nga fusha e Sportit.
Java Evropiane e Sportit ka për synim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik nëpër tërë Evropën. Java është për secilin, pa marrë parasysh moshën, formimin a kualifikimin dhe nivelin e fitnesit/InLajmi/