Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku dyshohet se ka persona të lënduar.
Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se nuk mund të jap më shumë informacione sepse policia sapo ka arritur në vendin e ngjarjes.
“Momentalisht nuk mund të konfirmoj asgjë, pasi policia vetëm sa ka arritur në vendin e ngjarjes , nuk është aksident i rëndë”, ka thënë Rugova.