Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së ishte në Veriun e Mitrovicës.
Ajo takoi shumë qytetetarë atje ku me këtë rast viziotoi edhe Kullën e heroit të madh Isa Boletinit. Osmani përmes rrjetit social Facebook ka thënë se 6 tetori do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli Zot Kosovës në vitet e 90-ta e do t’i dalë Zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës
“ Sot në Kullën e Isa Boletinit, në veri të vendit, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, e i mbrojtjes së nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë.
As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet.
6 tetori do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli Zot Kosovës në vitet e 90-ta e do t’i dalë Zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës.” Tha Osmani./ InLajmi/