Kohë injorantësh
Jungjatjeta “madhështorë”
U rikthyet, mezi ju njohim
Të shpallni veten prapë meritorë
“Prapë do të fitojmë, populli shkurt shohin”
S’u ka mbetur një grimë fytyrë
Si pula të lagura votë prapë kërkoni
S’jeni gjë pos e kohës mynxyrë
Të paditur në kurriz të popullit rroni
Do ju zë mallkimi i kohës
Ju mashtrues të atdheut tuaj
S’do ju mbaj dheu i tokës
Do t’i dhimbseni edhe nënës suaj
Kolltuku dhe ju jeni një
Ndeja koti ju shkon për shtati
Populli edhe për bukë vuan
E ju thoni “Të lumtë na çfarë fati”
Loti i fukarasë do ju vras
Dhe vuajtjet e nënës loke
Një ditë këmba do ju rrëshqas
Do bini me vrull për toke
Por një gjë mos harroni
Bota sillet për çdo njeri
Do ju shemb koha pa mëdyshje
S’do keni vend më në shoqëri.
Shkruan: Mentor Mani