Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar pak kohë më parë nga detyra këshilltarin për sigurinë Kombëtare John Bolton, i cili ndër të tjera mbante qëndrime disi të papërshtatshme në raport me Kosovën.
Pas shkarkimit të Bolton, Trump është vënë në kërkim të njeriut që do të drejtojë sigurinë kombëtare amerikane. Presidenti Donald Trump tha se ai do të emërojë Robert O’Brien në këtë post të rëndësishëm të administratës, transmeton bw.
O’Brien është i dërguari special për punët e pengjeve në Departamentin e Shtetit, raporton Bloomberg News. Trump e ka njoftuar emërimin e O’Brien me anë të një statusi në rrjetet sociale këtë të mërkurë.