Glauk Konjufca nga Lëvizje Vetëvendosje, ka thënë se kandidatja për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka vepruar me logjikë të Prontos lidhur me rastin e prokurorit Elez Blakaj.
Gjatë një debati me deputetin e LDK’së, Avdullah Hoti lidhur me sistemin e drejtësisë në vend dhe dorëheqjen e ish-prokurorit special, Elez Blakaj, Konjufca ka akuzuar se Osmani ka heshtur kur ai ka dhënë dorëheqje.
“Vjosa ka heshtur kur është diskutuar për Elezin ajo ka funksionuar me logjikën e Pronots dhe ka heshtur”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV’së.
Tutje Konjufca ka shtuar se “Nëse një kryeministër i thotë një prokurori hajn i pulave ai detyrohet të ik jashtë vendit atëherë kjo është kapje e shtetit, andaj ju duhet të kryeni kushtet mos me i kërcënu prokurorë /Inlajmi/