- Kush që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku
- Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes. – Thënie Turke
- Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras
- Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë. – Thënie Mongole
- Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe
- Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë… – Oscar Wilde
- Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte
- Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj. – Naim Frashëri
- Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen
- Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje, se sa pa punë. – Lucius Annaeus Senec