Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes Facebook- ut nga KDI.
Kurti ndër të tjera ka përmendur aleatët më të mirë të Kosovës, por foli edhe për dialogun me Serbinë.
“Besoj që SHBA-të, Gjermania, Britania që janë aleatë dhe partnerë tanë të padiskutueshëm. Ne kemi thënë që s’jemi kundër dialogut në parim, por jemi për dialog me parime. Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe jam i gatshëm t’i marr përgjegjësitë si kryeministër”, ka thënë Kurti.
Ndërsa sa i përket luftës kundër korrupsionit ai tha se prokuroria e ardhshme duhet të fokusohet tek korrupsioni i madh.
“Besoj që prokuroria e ardhshme duhet të merret me korrupsionin e madh. Ka dy lloj korrupsioni, prej zori dhe korrupsioni për lluks, ky i dyti s’do të tolerohet, por do të luftohet”.
Ndërsa një qytetari që e pyeti se: Çka je ti ma patriot se politikanët e tjerë, Kurti iu përgjigj:
“S’jam as ma i zoti as ma patrioti, por VV është subjekt i pakorruptuar që ka idetë e duhura”, tha Kurti.