Fatkeqësi në shtetin jugor të Indisë , të paktën tetë persona u mbytën sot dhe 25 raportohen të humbur kur një anije me turistë u fundos në një lumë në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh.
Në anije ishin 60 vetë, së bashku me anëtarët e ekuipazhit, dhe aksidenti ndodhi në lumin Godavari, tha zyrtari lokal Santi Swarup.
“Ne kemi identifikuar tetë trupa deri më tani, dhe 27 njerëz janë shpëtuar. Aksioni i shpëtimit është duke vazhduar, “tha Swarup.
Ai shtoi se shkaku i aksidentit nuk dihet ende./ In Lajmi/