
Shtëpia numër një e futbollit evropian ka marrë vendim për eksesin para ndeshjes Francë-Shqipëri.

Kombëtarja “Tre kolore” është dënuar me 100 mijë euro, shkruan Gazeta Blic.Francezët lëshuan himnin e Andorrës në vend të atij të Shqipërisë, duke bërë që lojtarët ‘Kuqezi’ të mos fillojnë takimin pa u lëshuar himni kombëtar “kuq e zi”.

Gjithsesi, raportohet se vendimi do të bëhet zyrtar me datën 17 Tetor, ndërsa edhe mund të dënohet me fushë.
Kujtojmë se lojtarët e Shqipërisë refuzuan që ndeshja të fillonte për shkak të gabimit.

Spikeri ndërkaq kishte kërkuar falje, madje kishte thënë se nuk ka fjetur dy netë. /InLajmi/