• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Kampi në Siri ku qëndrojnë ende kosovarë

J G nga J G
12 September 2019
në Bota
0 0
0
Kampi në Siri ku qëndrojnë ende kosovarë
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në një nga kampet që ka numrin më të madh të familjarëve të pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik në Siri, Al-Hol, raportohet se ende është e fuqishme bindja ekstremiste mes grave dhe fëmijëve të pjesëtarëve të IS-it.

Monitoruesit ndërkombëtarë raportojnë për mungesë të sigurisë brenda këtij kapmi si dhe besnikërinë ndaj praktikave ekstremiste që shpërfaqin gratë dhe fëmijët që jetuan në territoret që kontrollonte grupi militant IS.

Përderisa burrat janë të burgosur në vende të tjera jashtë kampit, siç shkruan Uashington Post, brenda hapësirave të kampit Al-Hol, gratë e pjesëtarëve të IS-it janë duke iu qëndruar besnik praktikave që aplikonin në kohën sa jetonin nën administrimin e grupit militant Shteti Islamik.

Brenda kampit raportohet se është duke u rritur shkalla e agresivitetit si dhe bindjet ekstremiste.

“Disa roje janë therur me thika të kuzhinës të cilat gratë i kanë fshehur në rrobat e tyre”, raporton Uashington Post.

Po ashtu raportohet se një grua që kishte jetuar nën grupin militant Shteti Islamik, u vra natën brenda kampit pasi kishte folur për mediat ndërkombëtare.

Në kamp jetojnë 70 mijë persona dhe prej tyre 50 mijë janë fëmijë.

“Në filluam të vërejmë se të ardhurit e ri (gra dhe fëmijë) ishin të organizuar shumë mirë. Ata organizuan policinë e tyre për moral brenda kampit. Ata janë të strukturuar”, tha për CNN, Mahmoud Karo, përgjegjës për kampet në verilindje të Sirisë në rrethinën Jazira.

Gjendja brenda kampit Al-Hol është e tillë që personat që jetuan në kuadër të administrimit të grupit militant IS, jetojnë në hapësira të ndara nga refugjatët e tjerë. Refugjatët po ashtu janë të ndarë edhe në bazë të vendit prej nga vijnë.

Shqiptarët në Al-Hol

Në muajin korrik të këtij viti, Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për një nënë nga Tirana e cila që pesë vite është duke u përpjekur që t’i kthejë në vendlindje dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin që burri ia kishte marrë me vete në Siri pasi kishte shkuar për të luftuar krah grupit ekstremist Shteti Islamik.

Të dy fëmijët vazhdojnë të mbesin në kampin Al-Hol së bashku me gjyshen e tyre që shkoi atje në përpjekje për t’i kthyer fëmijët në shtëpi.

Në kampin Al-Hol poashtu është raportuar se vazhdojnë të qëndrojnë edhe disa kosovarë, por se numri i saktë i kosovarëve që janë në këtë kamp nuk është bërë i ditur nga institucionet e Kosovës.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovëskthyen nga Siria 110 kosovarë duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë. Një ditë pas operacionit të kthimit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Aktualisht nuk është bërë publike ndonjë informatë, nëse do të ketë ndonjë operacion tjetër të kthimit të kosovarëve që mbesin nëpër kampe të ndryshme, kryesisht në Siri mirëpo edhe në Irak.

Të jetosh në mbeturina dhe ujëra të zeza

Përveç rrezikut nga forcimi i ideologjive ekstremiste, njerëzit që janë brenda kampit A-Hol përballen edhe me mungesë të ilaçeve dhe kushteve elementare për jetesë.

Sipas OKB-së, gjendja në këtë kamp është e rëndë, së pari për shkak të numrit të madh të njerëzve që aktualisht qëndrojnë në të, mungesës së ilaçeve dhe papastërtisë si pasojë e mbeturinave dhe ujërave të zeza që kanë shkaktuar një numër vdekjesh, kryesisht raportohet për vdekje të fëmijëve që preken nga sëmundje të ndryshme dhe mungesa e ushqimit adekuat.

“Së paku 390 fëmijë kanë vdekur nga mungesa e ushqimit adekuat dhe si pasojë e neglizhimit të plagëve të tyre”, thanë hulumtuesit e OKB-së.

Në fund të muajit mars të këtij viti, grupi militant Shteti Islamik humbi kontrollin mbi pjesën më të madhe të territorit që kontrollonte në disa rajone të Sirisë dhe që nga ajo kohë, mijëra njerëz që jetuan nën rregullat e grupit militant IS, mbesin nëpër kampe të ndryshme,transmeton lajmi.net

Pas shpërbërjes së IS-it, numri më i madh i familjarëve të pjesëtarëve të grupit militant IS, u transferuan në kampin Al-Hol.

Në këtë kamp që fillimisht kishte rreth nëntëmijë persona, pas shpartallimit të grupit militant Shteti Islamik, sipas shifrave të monitoruesve ndërkombëtarë llogaritet të jetë aktualisht rreth 70 mijë.

Numrin më të madh të atyre që janë në kamp e përbëjnë gratë dhe fëmijët që kishin jetuar në territoret që kontrolloheshin nga grupi militant Shteti Islamik.

Postimi i mëparshëm

Mbi 800 milion euro mblidhen nga Dogana e Kosovës

Postimi tjetër

I tha fansja “Ti vetëm nuse nuk mund të jesh”, ja si i përgjigjet Tayna

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
I tha fansja “Ti vetëm nuse nuk mund të jesh”, ja si i përgjigjet Tayna

I tha fansja “Ti vetëm nuse nuk mund të jesh”, ja si i përgjigjet Tayna

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu