Në 12 shtator të vitit 1998, u vra në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. E sot 21 vite më pas, në nderim të tij figura të shumta të politikës do mblidhen.
Kështu presidenti Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, do të vendosë sot, në orën 09:15, një kurorë me lule tek memoriali i tij.
Ndërsa në orën 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish deputetit Azem Hajdari, (varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.
Bashkëlidhur axhenda e aktivitetit të ditës së nesërme për përkujtimin e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.
CEREMONIA E PËRKUJTIMIT TË HEROIT TË DEMOKRACISË AZEM HAJDARIT
12 shtator 2019
10:00 CEREMONIA PËRKUJTIMORE PRANË MEMORIALIT
10:30 – Deklaratë e Kryetarit Basha për mediat në përfundim të ceremonisë
10:45 – VARREZAT E DËSHMORËVE