Gjiko dhe Elita këtë kohë po shijojnë pushimet në Turqi.
E në një fotografi të publikuar nga Elita, Gjiko ka bërë një koment duke etiketuar hoxhën, Shefqet Krasniqi.
“@shefqetkrasniqi_official e nxona grun tu u puth me delfin tregom qka me bo ?”, është komenti që ka lënë në fotografinë e Elitës, ku kjo e fundit shfaqet duke u puthur me një delfin.
E kjo duket se ka ngjallur shumë akuza tek publiku, e menjëherë pas tyre edhe erdhi reagimi i Gjikos i cili sqaroi domethënien e komentit.
Ai tha se komenti kishte sens te humorit dhe se ai personalisht e qmon dhe rrespekton shumë hoxhën në fjalë.
Pas gjithë kësaj Shefqet Krasniqi ka reaguar duke I thënë reperit se “fjalët e hallkut dhe vrimat e gardhit nuk mbyllen asnjëherë”.
E gjithë bisedën Gjiko e ka publikuar në instastory, sic duket për ti treguar publikut se nuk ka asgjë për tu shqetsuar.