
Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher është “i vetëdijshëm” pasi i është nënshtruar trajtimit të qelizave burimore në Paris, shkruan gazeta e njohur franceze “Le Parisien”.


Gjermani, tani 50 vjeç, mbeti me dëmtim të trurit në vitin 2013 pasi pësoi një aksident kur bënte ski. Që nga ajo kohë ai po rimëkëmbet në shtëpinë e familjes së tij në Lozanë.
Në zhvillimet e reja,Schumaher duket se ka shënuar përmirësim të theksueshëm, “Le Parisien” raporton se Schumacher ka rikthyer vetëdijen, edhe pse ende nuk ka ardhur një konfirmin zyrtar nga familja ose përfaqësuesit e tij./InLajmi/