Dy yjet shqiptarë të Premier Ligës, Granit Xhaka dhe Albijan Ajeti e kanë vizituar ekipin e kombëtarës së Kosovës para ndeshjes me Anglinë.
Xhaka që luan te Arsenali dhe Ajeti te West Ham kanë udhëtuar nga Londra për në Southamphton për t’i përkrahur djemët tanë.
Ata kanë qëndruar në hotelin “Hilton” ku edhe po qëndron ekipi i Kosovës, dhe janë takuar me presidentin Agim Ademi.
Xhaka dhe Ajeti i uruan shumë fat kombëtarës në ndeshjen e sotme.
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë fillon nga ora 20:45.
https://www.facebook.com/FFKKosova/posts/2254523788009667
