Dy të vdekur e tre të plagosur mbeten nga ngjarja tragjike e gjuajtjes me armë zjarri javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në kryeqytet.
Familjet Rafuna e Mehmeti, të cilat ishin pjesë e këtij konflikti, kanë mbi 50 vite fqinjësi në mes vete, dhe se më herët asnjëherë nuk kanë pasur problem.
Për të ulur tensionet dhe për t’u ndalur gjakmarrja, këto familje janë vizituar sot nga ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
Krasniqi, bashkë me hoxhallarë të tjerë kërkuan nga familjet t’i shtrijnë dorën e pajtimit njëra tjetrës dhe të falin gjakun.
Këtë e bëri të ditur Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook./InLajmi/
https://www.facebook.com/Hoxha.Dr.Shefqet.Krasniqi/photos/a.796207530408151/2853117551383795/?type=3&theater