Ka ndërruar jetë aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Miradije Kokollari- Morina.
Lajmin e ka bërë publik ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një shënimi në Facebook.
“Pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë”, ka shkruar kandidatja për deputete e VV-së.
Shënimi i plotë:
Sot mora lajmin e hidhur, ndarjen nga jeta mikes dhe aktivistes sonë nga lagjja 2 korriku, Miradije Kokollari Morina.
Pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë .
Familjes i shpreh ngushëllime, ndërsa neve do të na mungosh përherë.