Pak orë kanë mbetur deri në fillim të ndeshjes Anglia – Kosova.
Pas saktësisht 6 orësh, do të fillojë ndeshja e shumëpritur e grupit A të kualifikimeve të Evropianit, raporton Insporti.
Anglia e vendit të parë me 9 pikë, e pret në stadiumin “St Mary’s” të Southamptonit Kosovën e vendit të dytë në grup, që ka vetëm një pikë më pak.
Atmosfera në Angli tashmë ka filluar të ndizet edhe nga “Dardanët”.
Rrugët e qytetit të Londrës, tani kanë filluar të mbushen nga tifozët e Kosovës, që janë mbledhur atje.
“Dardanët” janë takuar tek pub-i “Queens Arms”, para se të vazhdojnë për në Southampton në mënyrë të organizuar.
Ata janë optimistë për një rezultat pozitiv, teksa pritet që të jenë afro 1500 tifozë.