• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Limaj i fton diasporën të kontribuojnë në shtetndertimin e vendit

J G nga J G
8 September 2019
në Politikë
0 0
0
Limaj i fton diasporën të kontribuojnë në shtetndertimin e vendit
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një letër të gjatë njerëzve tanë në diasporë.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, për dallim nga liderët tjerë, nuk ia ka kërkuar votën atyre, por ka kërkuar nga ta të kontribuojnë në shtetndertimin e vendit.

Limaj ka thënë se mërgata jonë ka dhënë kontribut të madh, para gjatë dhe pas luftës, në Kosovë, për çka edhe u jemi shumë falënderues dhe mirënjohje.

Por, tani ai thotë se ka ardhur koha, që siç janë mobilizuar bashkë për Lirinë e Kosovës, të mobilizohen për shtetndertimin e vendit.

“Si Nismë Socialdemokrate dhe si kandidat për kryeministër të Kosovës, ne kemi filluar t’i qasemi ndryshe diasporës. Jo më diaspora të vijë vetëm për ta vizituar Kosovën, të sjellë remitencat e tyre, por ne duam të lidhemi fort me njerëzit tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, Limaj shkruan se shprehitë e punës, përvoja dhe angazhimi i tyre profesional do t’i ndihmonte shumë Kosovës.

Ai ka ftuar ata të vijnë e t’i shërbejnë Kosovës profesionalisht, por edhe me investime duke gjetur interesin e përbashkët.

“Nisma Socialdemokrate, përmes krijimit të një departamenti të brendshëm për diasporën, synon që të jetë zë i bashkatdhetarëve, pavarësisht vendeve ku ata jetojnë apo orientimit të tyre politik. Trajtimi i diasporës si pjesë e Kosovës, si dhe krijimi i hapësirës për përfshirjen e tyre direkte në politikëbërje, është i dobishëm, sidomos për shtetin tonë. Roli i diasporës në të gjitha fazat e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit është i pakontestueshëm, andaj njohja e diasporës si kategori kushtetuese është e domosdoshme”, ka theksuar Limaj.

Me potencialin ekonomik që ka, diaspora, thotë Limaj edhe sot mund të jetë gjeneratori kryesor i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Letra e plotë e limajt:

Bashkë për Shtetin Të nderuar bashkatdhetarë tanë kudo nëpër botë, Mërgata jonë, njerëzit tanë, kudo në diasporë, kanë dhënë kontribut të madh para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, për ç’gjë u jemi shumë falënderues dhe mirënjohjes.

Por, tani ka ardhur koha që, siç jeni mobilizuar bashkë për lirinë e Kosovës, të mobilizoheni edhe për shtetndertimin e vendit.

Si Nismë Socialdemokrate dhe si kandidat për kryeministër të Kosovës, ne kemi filluar t’i qasemi ndryshe diasporës. Jo më diaspora të vijë vetëm për ta vizituar Kosovën, të sjellë remitencat e tyre, por ne duam të lidhemi fort me njerëzit tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Ne ju ftojmë të gjithë ju që të vini e t’i shërbeni vendit tuaj profesionalisht. Shprehitë e juaja të punës, përvoja dhe angazhimi i juaj profesional do të na ndihmonte shumë në Kosovë. Kosova çdo ditë po merr sinjale të fuqishme nga diaspora. Ne ftojmë intelektualet tanë nga diaspora të kthehen, sepse Kosova ka nevojë për ta, për kontributin e tyre në shtetndertimin e Kosovës.

Si Nismë Socialdemokrate jemi duke hartuar strategjinë për diasporën. Nisma Socialdemokrate, përmes krijimit të një departamenti të brendshëm për diasporën, synon që të jetë zë i bashkatdhetarëve, pavarësisht vendeve ku ata jetojnë apo orientimit të tyre politik. Trajtimi i diasporës si pjesë e Kosovës, si dhe krijimi i hapësirës për përfshirjen e tyre direkte në politikëbërje, është i dobishëm, sidomos për shtetin tonë. Roli i diasporës në të gjitha fazat e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit është i pakontestueshëm, andaj njohja e diasporës si kategori kushtetuese është e domosdoshme. Republika e Kosovës duhet t’i njohë dhe trajtojë nevojat e diasporës kosovare edhe në vendet e tjera ku ata jetojnë. Institucionalizimi i mësimit të gjuhës, historisë dhe kulturës shqipe në vendet ku shtrihet diaspora jonë është imperativ i kohës.

Por, kjo mund të realizohet vetëm përmes përfshirjes sa më të madhe të diasporës në gjitha fushat e vendimmarrjes, dhe jo përmes një dikasteri qeveritar me buxhet të vogël. Me potencialin ekonomik që ka, diaspora edhe sot mund të jetë gjeneratori kryesor i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Përmes politikave zhvillimore, NISMA synon lidhjen e tregut vendor me atë të diasporës. Andaj, NISMA do të inicojë skema programore qeveritare për përfshirjen e diasporës, krijimin e mundësive për shkëmbime tregtare, krijimin e urave të bashkëpunimit, krijimin e programeve për shkëmbim ekspertësh, krijimin e forumeve për profesionistët e të gjitha fushave.

#bashkëpërshtetin

Postimi i mëparshëm

PDK publikon listën e plotë të kandidatëve për deputetë

Postimi tjetër

Për Riten nuk ka rëndësi gjinia e partnerit

Të ngjajshme Postime

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Postimi tjetër
Për Riten nuk ka rëndësi gjinia e partnerit

Për Riten nuk ka rëndësi gjinia e partnerit

Lajmet e fundit

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu