Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës nënkupton që të dy palët të humbasin në mënyrë të barabartë, në mënyrë që të fitojnë në mënyrë të barabartë.
Kështu tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit që pati me senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy.
“Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje,” tha Vuçiq …
“Serbia mund të diskutojë për çdo gjë vetëm nëse arrihet një kompromis, nëse nuk ka zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me senatorët amerikanë.
Senatorët amerikanë, republikani Ron Johnson dhe demokrati Chris Murphy po qëndrojnë në Serbi pas vizitës që i bën të mërkurën Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Tema kryesore e bisedimeve edhe me liderët në Prishtinë ishte procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi.