Ritvan Zykaj, i cili është cilësuar si “monstra” i Selenicës, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Vlorës.
Ai vrau tetë familjarët e tij, vetëm pse ata e akuzuan se u kishte vjedhur pulat. E gjithë ngjarja ndodhi më 10 gusht të vitit 2018-ë.
Kjo ngjarje pati tronditur të gjithë Shqipërinë, duke shënuar edhe rekordin për numrin më të madh të të vrarëve.
E si nisi i gjithë sherri në mes të Ritvan Zukajt dhe familjarëve të tij në Selenicë ?
Pas një dreke me famlijen e tij, ku edhe kishte pirë një gotë birrë, Ritvani u çua para të tjerëve për të kullotur gjethët. Mirëpo në oborr ndeshet me nusen e vëllait të gjyshit të tij, e cila e akuzon se i kishte vjedhur pulat.
I prekur nga akuza e të afërmes së tij, Ritvani kthehet në shtëpi për të marrë armën dhe vret me breshëri kallashnikovi 8 persona.
I pari që u vra nga 24-vjeçari ishte kryefamiljari Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykajn 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç. E nga plumbat nuk i kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe Ledion 8 vjeç.
Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.
Pas gjithë këtij akti monsturoz, Ritvani gjeti kohë që të filmonte viktimat, dhe pastaj videon ua dërgoi të afërmve të tij në Facebook. /InLajmi/