Arjan Shahaj vrau 3 ditë më parë hetbabain e tij me sëpatë dhe është lënë në burg nga Gjykata e Fierit.
Shahaj i cili doli sot para gjykatësve dhe u shpreh se nuk është penduar për vrasjen pasi babai i tij, Iljaz Shahaj e ka ngacmuar seksualisht që kur ishte i vogël.
Ai gjithashtu rrëfeu se goditi babain me bishtin e sëpatës pasi ai e qëlloi me pëllëmbë, dhe ka deklaruar se ai e mori vesh që i ati kishte vdekur vetem mbasi erdhi në komisariat.
“Nuk jam penduar sepse e ka merituar. Më ka dhunuar seksualisht që kur isha i vogël. Ditën e ngjarjes më detyroi të hipi në një lis që ishte me grerëza. Nuk pranova, ai me qëlloi me pëllëmbe dhe unë e qëllova me bishtin e sëpatës. Ika me vrap se kisha frike se mos ngrihej dhe me qëllonte. E mora vesh që kishte vdekur në komisariat.” ka thënë Arjan Shahaj
Ndërsa, avokatja e Shahajt kërkoi nga gjykata që 35-vjeçari të bëjë ekspertizën mjekësore dhe shtrimin e tij të detyrueshëm në spitalin psikiatrik./InLajmi/