• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Partitë politike zotohen se nuk do të kenë në listë njerëz që përballen me ligjin!

V E nga V E
2 September 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Partitë politike zotohen se nuk do të kenë në listë njerëz që përballen me ligjin!
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zotohen se në listat e tyre me kandidatët për deputetë nuk do të figurojnë emra të personave që kanë apo kanë pasur probleme me ligjin.

Shoqëria civile si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nga vendet e Quint-it u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, që të sigurohen që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë të mos ketë emra të personave të inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thanë për Radion Evropa e Lirë, se lista e PDK-së do të jetë, siç u tha, e pastër, pa persona të cilët mund të kenë pasur problem me ligjin.

Betim Gjoshi nga shtabi zgjedhor i PDK-së tha se kryetari i kësaj partie politike, Kadri Veseli nuk do të lejojë figura apo persona në strukturat e saj që kanë pasur problem me ligjin.

“Kryetari Veseli [Kadri Veseli] ka marrë qëndrim, së bashku me strukturat e partisë, që asnjë person që ka problem me ligjin të mos jetë në listën e kësaj partie, e po ashtu të mos marrë as funksione ekzekutive në Qeverinë e ardhshme”, tha Gjoshi.

Sipas Gjoshit, Partia Demokratike e Kosovës, është partia e parë në vend që ka sjellë standarde në ketë drejtim.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovë (LDK) thonë se nga kjo javë do të nisin punën në përpilimin e listës zgjedhore me kandidatë të mundshme për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Besian Mustafa, zyrtar për media, tha se në LDK ekzistojnë parime lidhur me atë se kush duhet të jetë kandidat për deputet.

“Kjo ka qenë dhe do të mbetet parim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pra që në listat për deputetë, në ato 110 deputetë të mundshëm, të mos ketë njerëz që janë ballafaquar në të kaluarën me akuza ose me padi zyrtarisht për krime apo korrupsioni. Pra, këto janë parime bazë të LDK-së, që lista e cila u ofrohet qytetarëve të ketë njerëz me kaluar të pastër në aspektin ligjor”, tha Mustafa.

Lidhur me këtë çështje, edhe subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka formuar një komision, i cili ka nisur të funksionojë, për përzgjedhjen e personave të cilët do të jenë kandidatë të mundshëm për deputetë.

Smajl Latifi drejtuesi i komisionit, i cili quhen me emrin “Etik”, tha se kodet etike të partisë do të respektohen dhe nuk do të ketë emra për deputetë, të cilët nuk e meritojnë ose që kanë probleme me ligjin.

“Ne kemi një komision dhe unë jam kryetar i komisionit dhe do të japim kontributin tonë që njerëzit që kanë konflikt me ligjin, ama konflikt të merremi vesh, konflikt me ligjin dhe që kanë probleme…, që janë të dënuar, do të kujdesemi që ta japim kontributin tonë që të jemi në pajtim me ligjin”, tha Latifi.

Përveç kandidaturave për deputetë, të cilat në të kaluarën nuk janë pastruar nga emrat e personave të kërkuar nga ligji dhe drejtësia, probleme me ligjin kishin edhe ministrat e Qeverisë së kaluar të Kosovës.

Nga gjithsejtë 22 ministra sa kishte në Qeverinë e kaluar, gjashtë prej tyre janë me aktakuza. Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, posedim të armëve dhe punësime të paligjshme janë disa nga aktakuzat që rëndojnë mbi ish-ministrat.

Përveç zyrtarëve qeveritarë, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, është vërtetuar se ishin më shumë se 20 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga legjislatura e gjashtë, të cilët kishin lëndë të hapura në prokurori dhe gjykata për vepra të ndryshme penale.

Arlind Manxhuka nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, tha se subjekti i tyre gjithmonë ka pasur lista për zgjedhje dhe kandidatë të pastër, sipas tij, pa problem me ligjin apo aktakuza të ngritura.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi garuar me lista të pastra. Ne po besojmë se kjo çështje me shumë është problematike për subjektet tjera, pasi që kjo asnjëherë nuk ka qenë shqetësim për Vetëvendosjen”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën ka pasur persona të cilët kanë pasur akuza për protesta dhe hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij. Por, Manxhuka thotë se ato veprime kanë qenë në kuadër të protestave politike për të cilat kanë mbajtur përgjegjësi të plotë.

Shtetet anëtare të Quint-it u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos i votojnë personat e lidhur me krimin dhe për të cilët ka dyshime për afera korrupsioni.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, të cilat kanë thënë se presin nga të gjitha partitë politike të krijojnë një ambient të drejtë të garës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Në deklaratën e tyre të përbashkët është thënë edhe se Kosova ka nevojë për sundim të ligjit, andaj kandidatët nuk duhet të kenë të kaluar kriminale, ashtu që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, shkruan Evropa e Lirë.

Në kuadër të angazhimeve për fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projekt-kodin e ri Penal të Kosovës, me të cilin janë paraparë dënime më të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës në korrik të këtij viti. Dorëheqja e tij kishte pasuar ftesën nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, ku Haradinaj ishte ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

 

Postimi i mëparshëm

Dy vetura përfshihen nga flakët në Lipjan

Postimi tjetër

Stuhi e fuqishme në Elbasan

Të ngjajshme Postime

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet
KRYESORE

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë
KRYESORE

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”
Politikë

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE
KRYESORE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

22 December 2025
Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit
Politikë

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

21 December 2025
Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit
Politikë

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Postimi tjetër
Stuhi e fuqishme në Elbasan

Stuhi e fuqishme në Elbasan

Lajmet e fundit

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu