• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 2 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Lajm i quditshëm për qelizat e kancerit

J G nga J G
2 September 2019
në Këshilla
0 0
0
Lajm i quditshëm për qelizat e kancerit
0
SHPERNDARJE
41
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mjaftojnë 24 orë pas vendosjes në gjendjen e mungesës së gravitetit që të shuhen më shumë se 80% e qelizave kanceroze të testuara, kanë zbuluar studiuesit australianë.

Shumë vetë në shoqërinë tinë papritur u sëmurën me kancer, dhe kjo më ka motivuar që të studioj, se çfarë ndodh me qelizat e kancerit”, thotë Joshua Chou, studiues në Universitetin Teknologjik të Sydneyt.

“Nuk ka ndonjë çelës të artë për të shëruar kancerin, sepse çdo tip kanceri është i ndryshëm nga tjetri dhe njerëzit reagojnë ndryshe ndaj tij. Megjithatë dëshiroja të dija, a ka diçka, që kanë të përbashkët këto qeliza kanceroze? Prandaj i futa ato në aparatin e mikrogravitacionit”.

Eksperimentet me vendosjen artificiale në gjendjen e mungesës së rëndesës ishin jashtëzakonisht të suksesshme: “Ne kemi testuar katër lloj qelizash kanceroze, nga pjesë të ndryshme të trupit – të gjoksit, vezoreve, mushkërive dhe hundës – i vendosëm ato në në gjendjen e mungesës së gravitetit.

Këtu zbuluam, se brenda 24 orësh 80%-90% e këtyre qelizave ngordhën komplet”, thotë Chou, transmeton “DË”.

Përgatitje për studime në gjithësi

Bashkë me asistentin e tij, Anthony Kirollos, studiuesi kërkon të dërgojë në stacionin kozmik ndërkombëtar, ISS qeliza kanceroze. „Ne duam të zbulojmë, nëse është vërtet mikrograviteti, që ndikon tek qelizat kanceroze, apo janë gjëra të tjera në gjithësi, si për shembull rrezatimi diellor?”

Përgatitjet për këtë hap kanë filluar intensivisht, eksperimente të tilla janë vërtet shumë të komplikuara. “Nga ana teknike është e vështirë, por ndodhemi edhe para sfidës, që t’i mbajmë gjallë këto qeliza dhe t’i kthejmë sërish në Tokë”.

Konfirmim i studimeve të mëparshme

Këto sfida i njeh edhe studiuesja, Prof.Dr. Daniela Grimm nga Universiteti i Magdeburgut, dega e biologjisë së gravitacionit dhe mjekësisë regjenerative. Në intervistë me Deutsche Ëellen ajo shprehet e entuziazmuar për rezultatet nga Australia. „Gëzohem shumë! Ky është një konfirmim i madh i rezultateve tona studimore, në një kohë që kolegu australian ka bërë eksperimente me lloje të tjera të kancerit.”

Në vitin 2017 një anije kozmike kineze ka dërguar disa eksperimente të biologëve të mbledhur me Prof. Dr. Daniela Grimm në stacionin kozmik, ISS. Në enët e posaçme, të mëdha sa një celular, “Thyroid Cancer” ishin futur qeliza kanceroze të tiroideve. Ka dy dekada që studiuesit shohin se si zhvillohen qelizat në gjendjen e mungesës së gravitetit në grumbuj qelizorë tredimensionalë, të quajtur sferoidë. Cilësitë e këtyre sferoidëve i ngjasojnë tumoreve në trupin e njeriut, shumë më tepër se kulturat qelizore dydimensionale të mbjella në laboratorë. Këto sferoidë përdoren për kërkimin e biomolekulave, të cilave mund t’u përngjitet një substancë. Sepse në sferoidë ka proteina të ndryshme, të cilat ndër të tjera mund të shkaktojnë „vdekjen e programuar të qelizave.”

Ky urdhër „vetëvrasës” biologjik, kujdeset që në qelizat e shëndetshme të ngordhin qelizat e plakura ose të dëmtuara. Tek qelizat kanceroze kjo vdekje qelizore nuk funksionon më. Qeliza e sëmurë jeton dhe vazhdon të ndahet më tej, duke bërë të lindë sëmundja e kancerit.

Qëllimi i studiuesve është zhvillimi i ilaçeve që aktivizojnë apo bllokojnë proteina të caktuara. Për këtë bota studimore ka nevojë për gjendjen e mungesës së gravitetit.

Postimi i mëparshëm

Nënshkruhet marrëveshje mes MTI-së dhe Sunny Hill Festival

Postimi tjetër

Luana Vjollca sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Të ngjajshme Postime

Vuani nga lodhja kronike? Merrini seriozisht këto këshilla
Këshilla

Vuani nga lodhja kronike? Merrini seriozisht këto këshilla

26 May 2025
Si t’i mbroni flokët në verë nga uji i pishinës dhe i detit
Këshilla

Si t’i mbroni flokët në verë nga uji i pishinës dhe i detit

24 May 2025
Pse disa gra shtatzëna e kanë më të vështirë lindjen, ja rastet që sjellin komplikime
Këshilla

Pse disa gra shtatzëna e kanë më të vështirë lindjen, ja rastet që sjellin komplikime

30 April 2025
Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra
Këshilla

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

20 April 2025
2 shenja në fytyrë që paralajmërojnë kolesterolin e lartë
Këshilla

2 shenja në fytyrë që paralajmërojnë kolesterolin e lartë

15 April 2025
Si ta lexosh personalitetin e dikujt në pak sekonda, pa qenë psikolog
Këshilla

Si ta lexosh personalitetin e dikujt në pak sekonda, pa qenë psikolog

11 April 2025
Postimi tjetër
Luana Vjollca sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Luana Vjollca sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Lajmet e fundit

Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

2 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperatura maksimale mund të arrijë deri në 30 gradë celsius

2 June 2025
Dashuria e vërtetë mbart këto cilësi…

Dashuria e vërtetë mbart këto cilësi…

2 June 2025
Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse

Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse

1 June 2025
AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

1 June 2025
Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara: Asnjë prind nuk gëzohet, por ndodhin

Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara: Asnjë prind nuk gëzohet, por ndodhin

1 June 2025
Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani

Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani

1 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu