Policia e Fierit njofton se ka pasur përplasje në mes të dy familjeve në Fier. Policia thotë se janë arrestuar 5 persona . Personi që ka shtënë me armë zjarri është 22-vjeçari, Daniel Braçe. Dy familjet Zhapaj dhe Braçe në Levan të Fierit, janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe sherri ka shkuar deri në përdorimin e grushteve, thikave dhe sendeve të forta. Gjatë përplasjes pati disa të lënduar, të cilët u transportuan drejt spitalit. Pikërisht kur mbërritën në spital, D.Braçe i ka marrë pistoletën një zyrtari policor që po ndihmonte në transportin e të plagosurve dhe ka qëlluar drejt familjes Zhapaj.
Të shtruar në spital gjindem Aleksandër Zhapaj, Aldi Zhapaj dhe Gentjan Zhapaj
Sipas policisë, dy vëllezërit Gentjan dhe Aldi Zhapaj janë lënduar me sende të forta, ndërsa Klajdi Lajma dhe Erlind Muçaj janë lënduar me mjet prerës, gjatës sherrit mes dy familjeve në Levan. Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj ndodhen në reanimacion. Aleksandër Zhapa është plagosur në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, nga autori i ndaluar D.Braçe, njofton polica e Fierit. /InLajmi