Vlera e një Bitcoini ra nën 10 mijë dollarë pas një zhvlerësimi masiv të të gjitha kriptovalutave.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, brenda 24 orëve të fundit ra me 7 për qind dhe po shkëmbehet me 9,400 dollarë.
Edhe top dhjetë kriptovalutat tjera ranë deri 12.5 për qind të vlerës. Ethereum u ndalua në 169 dollarë nga 187 dollarë që ishte po ditën e djeshme/ Telegrafi/