Ish Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka shkruar në rrjetin e tij social face book se janë rritur për 40% investimet e huaja në Kosovë. Shala ka thënë se me krijimin e “investitor defence mechanism” do të vazhdojë rritja e investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës
“Me ndryshimet në infrastrukturën ligjore dhe ndryshimin e qasjes ndaj investitorëve ne kemi arritur që t’i rrisim më shumë se 40% investimet e huaja direkte këtë vit.
Me krijimin e “investitor defence mechanism” do të vazhdojë rritja e investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës. Qasja jonë direkte, dhe perkushtimi im personal që t’i qëndroj afër secilit investitor ka dhënë rezultatin e duhur. Unë do të vazhdoj të jem afër bizneseve, investitorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për të vazhduar përmisimin e klimës të të bërit biznes, që zhvillimi ynë ekonomik të vazhdojë me hapa më të shpejt!” ka thënë Shala!/ Gazeta Inlajmi/
https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/posts/934616806900133