Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se nuk do të fillojë me kohë. Kjo pasi që është paralajmëruar që do të ketë greva. Për dallim nga greva e kaluar ku u realizua për shkak të mësimdhënësve, kësaj radhe greva do të bëhet për arsye të tjera.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se arsyeja e grevës kësaj radhe do të jetë mbyllja e shkollave në komunën e Kamenicës, gjë të cilën e ka deklaruar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati. Telegrafi.