• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 8 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Libri, miku ynë më i mirë

J G nga J G
26 August 2019
në Libri
0 0
0
Libri, miku ynë më i mirë
0
SHPERNDARJE
87
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ago NEZHA

“Një dhomë pa libra, si një trup pa shpirt”, shkruante Ciceroni. Libri është i vetmi mik dhe mësues i mirë, që na mëson pa na qortuar, pa na fyer, pa na lodhur dhe pa na bërë dëm. Librin e ke një shok të përjetshëm, që të shoqëron në çdo hap të veprimtarisë tënde, kur ke dëshirë dhe dashuri për ta pasur afër. Librin mund ta mbash në duar, si një mik të mirë, jo vetëm në mjediset familjare, institucionet kulturore, por kudo, duke udhëtuar, bisedon dhe konsultohesh me të pa ndrojtje. Të duash librin, do të thotë të duash jetën, të duash të vërtetën. Të shkruash libra të vërtetë, nuk është e lehtë. Të shkruarit e një libri, është një përpjekje sfilitëse, një “sëmundje” e gjatë, që kërkon t’i rezistosh me besim të madh tek vetja se do fitosh mbi të. Kush shkruan libra, prish qetësinë jo vetëm të vetes, por dhe atë familjare. Prish gjumin, prish, rehatinë, privon shumë kënaqësi të jetës. Ato libra, që shkruhen pa u lodhur, pa investim kulturor, janë të lodhshme dhe pa interes për lexuesin. Libri është pasqyrë e realitetit shoqëror, për një epokë të caktuar. Libri është kulturë, dije, informacion, ndjenjë, emocion dhe fantazi. Libri ka lule dhe plagë, që tregojnë fytyrën e shoqërisë njerëzore. Libri është i bukur, kur me gjuhë letrare thotë të vërtetën. Libri i zbukuruar me të pavërteta, ngjan me një manekin. Letërsia e gënjeshtërt, sado që ta zbukurojë realitetin, është e shëmtuar dhe e dështuar. Libri ka vetëm një gjykatës të ndershëm dhe ai është lexuesi. Lexuesi është konsumatori, vlerësuesi dhe kritiku i rreptë i një vepre letrare. Për të mësuar gjëra të mira nuk duhen shumë libra, por duhen libra të mirë e të dobishëm. Një lexues që nuk njeh botimet e reja bashkëkohore, quhet i pakulturuar. Kush ka një bibliotekë të pasur me larmi botimesh, ka një jetë të kulturuar.

Një libër i mirë që jeton gjatë nuk ka çmim. Libri është si vera, sa më shumë kalon koha, aq më shumë i rritet vlera. Një shtëpi e bukur, nuk varet nga qelqurinat në bufe, por nga librat në bibliotekë. Njerëzit e kulturuar, miqtë e tyre më të mëdhenj kanë librat. Kur më humbet një libër ndihem shumë keq dhe se krahasoj me asnjë humbje të hollash sado qofshin ato. Të pasurit, politikanët, deputetët, pushtetarët, që kanë shumë para, prona e privilegje nga pushteti e “marifeti”, janë shumë të varfër për libra. Ata, preferojnë t’i prishin paratë pa kursim për çdo gjë që ju del përpara, por kurrë për të blerë libra. Kjo kategori shoqërore mendojnë çdo ditë sa do fitojnë dhe jo çfarë do lexojnë. Dhe janë këta, që na drejtojnë. Njeriu duhet të lexojë dhe të shkruaj vazhdimisht. Të lexuarit e bën të qartë dhe të shkathët nga goja, ndërsa të shkruarit e bën të saktë. Libri i shkruar bukur ka të bëjë me stilin, që është veshja e mendimit të shkrimtarit. Një libër i shkruar dhe paraqitur bukur, ngjan me një nuse me sqimë, që bie shpejt në sy nga vizitorët. Në brendinë e librit ne gjejmë të shprehur dhe botën shpirtërore, artistike dhe botëkuptimore të shkrimtarit. Çdo libër pasqyron një epokë të caktuar historiko-shoqërore. Libri është aq i fuqishëm dhe jetëgjatë, sa më plotësisht ai shpreh elementët më të shëndosh të kohës së vetë. Idetë e një libri nuk vijnë rastësisht, ato pasqyrojnë realitetin e një epoke të caktuar. Ndjenjat, mendimet, personazhet e një libri, janë të ndikuar nën influencën e realitetit historiko-shoqëror. Personazhet i gjejmë të vijnë rrotull në një rreth vicioz, duke shpalosur karaktere specifike me veset dhe virtytet, që janë pasqyrë e kohës. Libri brenda vetes, ngjan me stinët e një viti, që ka pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër. Edhe libri, ka natyrën e tij historike, lirike, epike dhe tragjike. Librat kanë gjini të ndryshme, nga më të voglat deri tek më të mëdhatë. Nuk janë numri i faqeve, që e bëjnë më të mirë apo më të keq një libër, por vlerat e tij artistike, brumi që është gatuar në faqet e tij. Libri nis nga vëllimi me tregime, novela, poezi dhe romane. Secili prej tyre ka vlerat e veta, në gjininë e tij. Ashtu si dhe për vetë shkrimtarin, janë të gjitha moshat të bukura, duke filluar nga fëmijëria, adoleshenca, burrëria dhe pleqëria.

Në krijimtarinë e vet, shkrimtari kalon nga njëri hop, në hopin tjetër cilësor. Libri në diktaturë ka qenë me kufizimet e mëdha konservatore, që e bënte atë skematik. Ndërsa libri në demokraci ka frymëmarrje tepër liberale, por që ka krijuar inflacion vlerash artistike. Grafomania në botime në vitet e demokracisë, ka humbur hierarkinë e vlerave dhe janë mbushur raftet me libra që flenë të mbytura nga pluhuri i kohës. Superprodhimi i librave pa limit, ka bërë, që ato sot t’i kemi “prostituta” të rrugëve, duke u shitur trotuareve. Librat sot i gjejmë të pa redaktuara, të pa korrektuara, me një gjuhë të varfër kulturore dhe artistike. Redaktori dhe korrektori, janë krasitësit më të domosdoshëm, ashtu siç është dhe te pema, që i heqin pjesët e panevojshme, për të qenë të shëndetshme artistikisht. Të shkruash një libër, kërkohet së pari të kesh talent, kulturë, informacion dhe përkushtim maksimal. Në Shqipëri, këto vite anarkike në demokraci, ka libra me tepri. Ka disa standarde botimesh. Libra që i shkruajnë dhe i lexojnë vetë autorët, libra që qëndrojnë në rafte të mbuluara nga pluhuri si vello e përjetshme dhe libra që ju grisen fletët nga lexuesit që i qarkullojnë dorë më dorë. Grafomania për t’u bërë shkrimtar dhe faqomania, për të nxirë letra, ka bërë që tregu i librit të varfërohet nga cilësia në kurriz të sasisë pa fre. Që të kemi libra të mirë, që të mos na mërzisin dhe na lodhin pa dobi, duhet të futet në lojë kritika letrare dhe recensa, për të filtruar “krundet nga mielli”. Libri të flet me gjuhën e tij muzikale sipas talentit dhe kulturës së autorit. Gjuha e librit është unikale për gjithë globin. Libri ka origjinë, por s’ka atdhe.

Postimi i mëparshëm

Kur të jesh plakur

Postimi tjetër

Vargje rrënqethëse nga Çun Lajçi! 1 vit pa të bijën e vetme

Të ngjajshme Postime

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”
Libri

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”

6 January 2026
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli
Libri

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”
Libri

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Postimi tjetër
Vargje rrënqethëse nga Çun Lajçi! 1 vit pa të bijën e vetme

Vargje rrënqethëse nga Çun Lajçi! 1 vit pa të bijën e vetme

Lajmet e fundit

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

8 January 2026
Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

8 January 2026
Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

8 January 2026
Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

8 January 2026
Zjarr në një objekt në Prishtinë

Zjarr në një objekt në Prishtinë

8 January 2026
Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

8 January 2026
Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

8 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu