Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës e kanë ndërprerë grevën.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga sindikata e punëtorëve, shkruan lajmi.net.
Vendimi vije pas paralajmërimeve se gjatë ditës së nesërme do të ketë grevë 24 orëshe.
Ky është njoftimi i plotë:
Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se pas diskutimeve brenda kompanisë me Sindikatën e Punonjësve të Aeroportit ‘Adem Jashari’ kemi ardhur në një konkludim të përbashkët dhe si rezultat i kësaj greva nuk do të vazhdojë.
Të gjitha detajet e tjera janë subjekt i çështjeve të brendshme të kompanisë dhe nuk do të bëhen publike. /Lajmi.net/