Zjarri i cili ka përfshirë një pjesë të madhe të Shëngjinit ende nuk është ndalur, ndërsa sipas disa banorëve të kësaj pjese, mos-shuarje e zjarrit me kohë pretendohet të jetë e qëllimshme nga autoritetet e vendit.
Pas dhjetë orësh të përfshirjes së zjarrit në zonën e Shëngjinit, zjarrfikësit, një numër i policëve dhe ushtarëve kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët po mundohen ta shuajn zjarrin në disa pjesë ku po rrezikohen shtëpit.
Sipas një banori nga Shëngjini (emër i njohur për redaksinë) , ky zjarr po lihet qëllimisht për arsye se në këtë sezon Shëngjini ka shënuar rekord të pushuesve në krahasim me zonat e tjera.
“Për këtë zjarr që ka filluar që nga ora 09:00 e mëngjesit, nuk janë ndërmarr hapat konkret për shuarjen e tij në mënyrë të qëllimshme sepse Shëngjini në këtë sezon ka shënuar rekord të pushuesve në krahasim me sezonat e tjera, dhe krejt kjo po bëhet për ta denigruar vendin dhe t’i largojë sa më shumë pushuesit”, u shpreh banori

Ndryshe, në vendin e ngjarjes ku janë prezet një numër i zjarrfikësve, ushtarëve dhe policëve , shuarja e zjarrit po del të jetë problem pasi që kapaciteti i tyre është i vogël, ndërsa nuk po përdoret helikopteri që është i domosdoshëm në raste të tilla./Gazeta InLajmi/