Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku në Deçan, ku si pasojë kanë mbetur 8 persona të lënduar, përcjell InLajmi.
Lëndime trupore kanë marrur 7 meshkuj dhe një femër të cilët janë dërguar për tretman mjekësorë, ndërkaq njëri nga ata është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Rr. Luan Haradinaj , Deçan 10.02.2021- 20:10. Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave ku lëndime trupore kanë pësuar shtatë meshkuj dhe një femër kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, njëri nga ta është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftim.. /InLajmi/