Vushtrria vazhdon të jetë në krizë pasi është shndërruar si vatër të re e koronavirusit në Kosovë ku pothuajse në të gjitha qytetet numri i rasteve po shkon duke u zvogëluar.
Sot, në këtë qytet janë regjistruar edhe 14 raste të reja, 5 prej tyre në qytet, 4 raste në Nadakovc, 4 në Stanovc të poshtëm dhe 1 rast në Reznik.
Rastet e tjera me koronairus janë në Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Kamenicë dhe Mitrovicë.
Përveç 19 rasteve të reja, sot më 03 qershor 2020, janë shëruar 24 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871 raste.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 1142, ndërsa prej tyre 871 janë shëruar dhe 30 kanë përfundutar me vdekje, shkruan lajmi.net.
Kështu, në Kosovë aktualisht janë 241 raste aktive me koronavirus, derisa është aplikuar edhe faza e tretë e lehtësimit të masave.