I mandatuari për qverinë e re të Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas Vendimit të Kushtetuesës ku ka mirëpritur vendimin, shkruan InLajmi.
Hoti ka thënë se është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Ai ka shtuar se askush nuk ka humbur.
Hoti në rrjetin e tij social ka thënë se rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Postimi i plotë:
Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.