Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar 2 mijë maska donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, për mbrotje nga pandemia, përcjell InLajmi.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShKK-ja ka bërë me dije se dhurimi ka për qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga pandemia Covid-19.
“Gjatë pranimit, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Rasim Selmani, falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen dhe donacionin e dhënë SHKK-së në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftim./InLajmi/