Përderisa Këshilltari i Behgjet Pacollit mohoi të gjitha lajmet se AKR-ja është pjesë e Qeverisë duke informuar se kjo parti nuk ka ndonjë ministri apo nuk ka biseduar me askënd për këtë temë, i nominuari për kryeministër nga LDK-ja Avdullah Hoti tha se pasi që të arrijnë marrëveshje me të gjitha partite do ta procedojnë në Kuvend duke thenë se edhe AKR-ja është pjesë e Qeverisë, shkruan InLajmi.
“AKR-ja është pjesë e qeverisë ashtu siç kam thënë edhe dje” u shpreh Hoti pas mbledhjes.
Dje kanë qarkulluar zëra se LDK-ja nuk ka arritur të i sigurojë votat e mundshme për krijimin e Qeverisë, teksa sot u arrit një marrëveshje mes kësaj partie, AAK-së, për të iu bashkuar edhe Lista Serbe.
Kujtojmë se sot për here të dytë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar konfirmimin e emrit të mandatarit, emër ky i cili tash e një javë është i njohur për opinonin./InLajmi/